Në Pejë, 489 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
“Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë veprojnë duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor, janë shqiptuar 489 gjoba sipas ligjit anticovid.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. “Vetëm kështu mund t’i ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?