Kaloni te përmbajtja kryesore

Në kufirin me Serbinë, policia ndalon kontrabandimin e 1,240 birrave, 24 litra verë e gjësende tjera

Zyrtarë policorë dje në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara ndaluan dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar, konkretisht 1,240 shisha birrë, 24 litra verë, 260 shishe uji mineral dhe natyral, si dhe dy paketa mish.

Në rastin e parë, rreth orës 4 të mëngjest, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin  Muqibabë, ka është vërejtur se nga territori i Serbisë për në territorin Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall, njofton rtv21.tv.

Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.

Në rastin e dytë, po ashtu në kohën dhe lokacionin e njëjtë, policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat dy paketa mish dhe 640 shishe me birra.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet janë dorëzuar në Terminalin Doganor. /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button