Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Kosovë pritet të organizohet një konferencë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt sot u takua me Presidentin e Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Dr. Jacques Marion.

Kurti u njoftua nga Marion për planet për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se kjo konferencë pritet të mbahet në tetor në Prishtinë, dhe Kurti u ftua për të qenë pjesë e kësaj konference, si mysafir nderi dhe folës.

Ndër tjera, në takim kanë diskutuar rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së gjithëmbarshme, gjithëpërfshirjen, si dhe rreth aktiviteteve dhe misionit të Federatës së Paqes Universale.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kurti vuri theksin te përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit të popullsisë, tek rëndësia e përpunimit të të dhënave të grumbulluara dhe rolit që ato do të luajnë në hartimin e politikave dhe strategjive për dekadën që kemi përpara./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button