Në automjetin me targa të Serbisë kapen autopjesë mbi 10 mijë euro
Oficerët doganor kanë parandaluar sot kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.
Gjatë kontrolleve të ushtruara oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës, bëhet e ditur se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura kundërvajtëse./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?