Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Ambasadën e Kosovës në Shkup përurohet busti i Shën Terezës, e pranishme edhe Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës, në hapësirën e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Sipas zyrës për media të saj, ky organizim mbahet në orën 18:00.

Në këtë ceremoni do jenë të pranishëm edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button