Ndërtimi i shkollës në Kalabri, Rama e pret në takim qytetarin që pretendon se prona është e tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka pritur në takim qytetarin, Refik Rafuna, i cili dje gjatë vendosjes së gurthemelit për shkollës në Lagjen Kalabria, ka ndërhyrë duke pretenduar se ishte prona e tij.
“Gjatë takimit i shpjegova z. Rafuna se pronat në të cilat ka filluar ndërtimi i shkollës së re në Lagjen Kalabria janë të regjistruara në emër të Kryeqytetit. Po ashtu, sipas të gjitha planeve rregullative deri më sot, ky lokacion me pronat përkatëse ka qenë i destinuar për objekt shkollor për të plotësuar nevojat e banorëve të Lagjes Kalabria.
E informova se janë një numër i procedurave ligjore nëpër të cilat kalojnë projektet për të ardhur deri të ndërtimi, dhe kjo shkollë ka kaluar nëpër të gjitha këto procedura.”, ka shkruar Rama në Facebook.
Më tej Rama sot pas takimit me Rafunën ka thënë se kjo pronë është e regjistruar në emër të Kryeqytetit., duke shtuar se ndërtimi i shkollës po vazhdon.
“Z. Rafuna na informoi se rasti është në procedurë gjyqësore për pretendimet e tij rreth një pjese të kësaj prone dhe që kërkesa e tij ishte që të ndalen punimet. Kryeqyteti nuk i mohon askujt të drejtën e ushtrimit të ankesës apo inicimit të rastit gjyqësor, por derisa nuk ka vendim gjyqësor për vendosjen e masës së përkohshme (e cila i është refuzuar palës) puna në ndërtimin e shkollës në lagjen “Kalabria” po vazhdon sipas planit pasi Kryeqyteti ka kryer të gjitha procedurat për ndërtimin e shkollës në atë lokacion në pajtim me planin rregullues.”, ka përfunduar ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?