Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndërron jetë Liman Sertolli, shefi i njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë

Ka vdekur Liman Sertolli, shefi i Ndërrimit në Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë.

Për vdekjen e kolegut, ngushëllime ka shprehur Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

“Sertolli ishte shembull i përkushtimit dhe guximit, duke i shërbyer me nder e përgjegjësi qytetarëve dhe duke qenë gjithmonë i gatshëm. Me profesionalizmin dhe humanizmin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme tek kolegët, miqtë dhe komuniteti. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë mes nesh. Do ta kujtojmë me respekt e mirënjohje për kontributin e madh që dha në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button