Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndërroi jetë Faik Hima, spikeri i parë i Televizionit Prishtina nga studio në Beograd

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare, Faik Hima. Për vdekjen ka njoftuar familja e tij përmes një postimi në Facebook.

Faik Hima ishte spikeri i parë i Televizionit Prishtina nga studioja në Beograd. Gjithashtu, një nga folësit e parë shqip në televizionin e Beogradit dhe pjesë e ekipit themelues të programit në gjuhën shqipe atje. Program i cili nisi të transmetohet në fund të vitit 1966.

“Pasqyra Televizive” (1966–1973) shërbeu si urë komunikimi në gjuhën shqipe për shikuesit shqiptarë në atë periudhë.

Pikërisht përmes aktivitetit të tij në Radio Televizionin e Beogradit, Faik Hima së bashku me kolegë të tjerë ndihmuan në krijimin e bazës profesionale të Televizionit të Prishtinës (RTP/TVP), i cili u bë televizioni i parë shqiptar i Kosovës.

Hima la pas vetes bashkëshorten Verën dhe fëmijët Arlindën dhe Fisnikun.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button