Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

(Lajm i përditësuar)
Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin tragjik në Shushicë të Istogut.
Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Humbin jetën dy persona dhe lëndohen tre tё tjerё në aksident trafiku
Pejë, 20 korrik 2026
Ju informojmë se me datën 20 korrik 2026, rreth orës 15:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shushicё-Istog.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor.
Nё kёtё aksident ishin tё përfshira dy vetura me targa vendore, si pasojё e aksidentit, nё vendin e ngjarjёs ka vdekur njё person, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa viktima e dytё e kёtij rasti, ka arritur pa shenja jete nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, tre persona e lënduar nё kёtё aksident janё duke u trajtuar nё spitalin rajonal nё Pejё.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupat e pajetё tё viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet pёr 48- orё, rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve.
Dy të vdekur në një aksident trafiku në Istog
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për mediat se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes e vdekja e një tjetri është konstatuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në aksident kanë marrë lëndime tre persona tjerë.
“Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut. Në aksident janë të përfshira dy vetura. Mjeku kujdestar i QKMF-së e ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes. Ndërkaq njëri nga katër të lënduar ka mbërri pa shenja jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?