Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ndalohet me afër një mijë euro monedha metalike të falsifikuara

Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH-Prishtinë) gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4, i cili po drejtohej nga personi A.B., i lindjes më 1997, ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 euro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

Sipas Policisë, nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli I shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 euro, gjithsejtë në vlerë 980 euro, automjeti Audi A4 i përdorur në rast dhe dy telefona celular.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në vend, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button