Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ndalohet 27-vjeçari nga Kosova i vënë në kërkim nga Gjermania

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës ndaluan sot në hyrje të kësaj pike kufitare S. M., 27-vjeç, banues në Kosovë, i vënë në kërkim nga autoritetet gjermane për veprën penale mashtrim, raporton kp

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se S.M. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Munihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale mashtrimi, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button