Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se personat janë ndaluar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të Policisë gjatë ngjarjes.
Sipas Elshanit, ndaj tyre do të merren masa ndëshkuese.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?