Nawrocki-Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mesazhin e urimit me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Poloni.
Përmes një postimi nëplatformën “X”, presidenti polak është shprehur për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe të turizmit mes Polonisë dhe Kosovës.
“Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj, kryeministër Albin Kurti. Edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin, për të afruar edhe më shumë Poloninë dhe Kosovën”, ka deklaruar presidenti polak.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?