Kaloni te përmbajtja kryesore

NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare

NATO ftoi zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, sipas një deklarate nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s të mërkurën.
“Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të bëhen anëtarë të NATO-s dhe ramë dakord të nënshkruajmë Protokollet e Anëtarësimit”, u bë e ditur në deklaratë.
Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pas ftesës, “ne kemi nevojë për një proces ratifikimi në 30 parlamente: kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por unë pres gjithashtu që të shkojë mjaft shpejt sepse aleatët janë të gatshëm të përpiqen të bëjnë atë proces ratifikimi. të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan CNN./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button