Nagavci ia huq, në vend të urimit për Bajram, publikon postimin e njëjtë që e pati dje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë një huqje në Facebook mëngjesin e sotëm, pasi që në vend se të publikonte urimin për Festën e Kurban Bajramit, ajo publikoi statusin e njëjtë që e kishe publikuar dje, në lidhje me nënshkrimin e udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional, vetëm se në postimin e dytë nuk pati emoji.
Ministrja më pas shpejtë e fshiu postimin, për ta publikuar pastaj urimin për Kurban Bajram. /21Media



Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?