Kaloni te përmbajtja kryesore

Myftiu Tërnava propozon banesa falas për familjet me katër ose më shumë fëmijë: Rënia e natalitetit, alarm kombëtar

Ruajtja e moralit, kulturës gjuhës dhe kombit ishte thirrja e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjërtën e mbajtur gjatë manifestimit qendror të Kurban Bajramit, në XhaminRuajtja e moralit, kulturës gjuhës dhe kombit ishte thirrja e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur gjatë manifestimit qendror të Kurban Bajramit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Duke apeluar për familje më të mëdha, ai i propozoi Qeverisë së Kosovës që t’iu jap falas nga një shtëpi të gjitha familjeve që kanë katër ose më shumë fëmijë, raporton kp

“Rënia e natalitetit është alarm kombëtar”, u shpreh ai.

Në ligjëratën para besimtarëve, Tërnava theksoi rëndësinë e sakrificës, bashkimit dhe vlerave familjare. Derisa shtoi se Festa e Bajram Bajramit është ditë gëzimi por edhe reflektimi.

“Kurban Bajrami na mëson se feja jonë kërkon sakrificë, jo vetëm në aspektin material, por edhe në përpjekje për ta përmirësuar shoqërinë, për ta ruajtur atdheun, për ta forcuar familjen dhe për ta mbrojtur të ardhmen tonë… Sakrifica që kërkohet prej nesh sot, është sakrifica për të ruajtur moralin, kulturën, gjuhën dhe vetë ekzistencën tonë si komb”, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button