Murati tregon si do të financohet ndërtimi i spitalit në Podujevë
“Spitali i Podujevës do të bëhet”, kështu tha sot ministri i Financave, Hekuran Murati duke theksuar se sapo të negociohet projekti më njërin nga institucionet financiare ndërkombëtare (Banka Botërore, EIB, BERZH, CEB, etj), shuma e nevojshme për ndërtimin e spitalit merret nga programi për financimin e projekteve potenciale dhe i transferohet organizatës buxhetore implementuese.
“Ka projekte që financohen nga të hyrat buxhetore, dhe ka projekte që financohen nga kreditë e buta. Spitalet dhe kryesisht projektet në shëndetësi, janë investime që institucionet financiare ndërkombëtare i financojnë me shumë dëshirë, e kështu do të financohet edhe ndërtimi i spitalit të Podujevës”, tha ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?