Muja nuk pranon të zotohet për kompensimin e bujqëve në Istog

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, nuk është zotuar për kompensim për fermerët e prekur nga breshëri në Istog, duke thënë se për këtë duhet të ndiqen procedurat e përcaktuara me ligj.
Muja, gjatë vizitës në Istog për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga breshëri në kulturat bujqësore tha se fillimisht komuna duhet të formojë ekipin për vlerësimin e dëmeve, ndërsa më pas komisioni del në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara.
“Është e rregulluar me ligj. Fillimisht komuna e bën ekipin e vlerësimit të të dhënave. Komisioni del në terren, verifikon një për një gjithë dëmin që ka ndodhur, jo vetëm dëmet bujqësore, por ka pasur edhe dëme tjera. E përpilon raportin, e qonë në kuvend komunalë, kuvendi komunalë e diskuton, e miraton. Të njëjtin e dërgon në Agjencinë e Emergjencave e shikon procedurën, metodologjinë e kalkulimit të dëmit “, ka thënë Muja. /RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?