Muja fiton Kupën e Belgjikës dhe feston me flamurin e Kosovës

Sulmuesi kosovar Arbnor Muja me skuadrën e tij Antwerp ka fituar Kupën e Belgjikës për këtë edicion garues.
Mujës iu besua fanela e titullarit dhe madje ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes në sfidën që skuadra e tij e fitoi ndaj KV Mechelen me rezultat 2-0.
Golat për Antwerpin u realizuan nga Janssen dhe Balinkwisha në minutat 35’ dhe 81’.
Pas ndeshjes, Muja ka festuar me flamurin e Kosovës dhe këto momente i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku edhe ka shkruar “Championsss”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?