Kaloni te përmbajtja kryesore

Muhaxheri: Presidentja Osmani nuk do t’ja jap mandatarin e dytë, partisë së dytë

(Lajm i përditësuar)


Muhaxheri: Presidentja Osmani nuk do t’ja jap mandatarin e dytë, partisë së dytë

Analisti, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 beson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk do t’ja jap mandatarin e dytë, partisë së dytë.

“Për mandatarin e dytë, unë besoj që nuk do ta jap partisë të dytë, unë e vë në dukje është deskrecion i presidentes”, deklaroi ai. /RTV21/21Media


Muhaxheri: Abdixhiku e ka ditur se Xhafer Tahiri do të bënte koalicion me VV-në

Analisti, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka ditur që kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga kjo parti, Xhafer Tahiri do të bënte koalicion me VV-në.

Ai beson që ndaj Tahirit nuk do të ketë asnjë lloj mase për këtë koalicion.

“Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri e tha që e kanë dërguar në komision diciplinor, dhe po presin në bazë të balotazhit me marrë një vendim për Xhafer Tahirin që besoj që nuk do të ketë asnjë lloj mase kundër tij sepse për faktin që Lumiri e ka ditë”, deklaroi ai. /RTV21/21Media


Muhaxheri: Kurti ka shkuar në nënshkrimin e koalicionit në Vushtrri për ta poshtruar LDK-në

Analisti, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 tha se kryeministri në detyrëAlbin Kurti ka shkruar në nënshkrimin e koalicionit në Vushtrri ka shkruar për ta poshtruar LDK-në.

“Ka qenë e çuditshme, ai (Albin Kurti) nuk po mundet ta krijoj qeverinë në nivel qëndror dhe po shkon me kriju një Kuvend komunal në Vushtrri, kjo ishte lloj tjetër paradoksi. Mendoj që atje ka shkuar për të poshtru LDK-në  dhe vet fotografia që kemi parë, dy kryetarët duke nënshkruar marrëveshjen dhe ai sipër tyre duke i vështruar marrëveshjen e nënshkruar, është njëfarë poshtrimi për LDK-në”, tha ai. /RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button