Muhaxheri: Abdixhiku rrezikon shkarkimin, në LDK po favorizohet Përparim Rama

Analisti Arton Muhaxheri ka deklaruar se, sipas tij, sfida kryesore për bashkimin e opozitës lidhet me situatën e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Muhaxheri tha se LDK-ja përballet me probleme të shumta dhe pretendoi se brenda partisë janë mbledhur vota për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
“Qalimin kryesor opozita për t’u bërë bashkë e ka te LDK-ja, por LDK-ja ka probleme të shumta. Kam vota që edhe votat janë mbledhur për ta shkarkuar Abdixhikun. Ai shkarkohet”, deklaroi Muhaxheri.
Ai përmendi edhe emrin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se grupi që, sipas tij, ka mbledhur nënshkrimet po e favorizon atë.
“Grupi që i ka mbledhur nënshkrimet po e favorizon më shumë Përparim Ramën”, u shpreh Muhaxheri në Click.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?