Kaloni te përmbajtja kryesore

Muhaxeri: Kurti nuk e ka LDK-në prapa, as PDK-në

(Lajm i përditësuar)

Muhaxeri: Kurti nuk e ka LDK-në prapa, as PDK-në

Artan Muhaxheri, analist politik, në emisionin “Click” të RTV21, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për korrupsion elektoral dhe manipulim emocional përmes shpërndarjes së ndihmave. Ai tha se Kurti nuk e ka përkrahjen e partive kryesore opozitare dhe se mandati i tij është politikisht i dobët.

“Këtë mandat e ka marrë vetëm për nesër. Ai nuk e ka LDK-në prapa, as PDK-në. Edhe Nisma ka deklaruar disa herë se mbështet vetëm nëse merr postin e kryeparlamentarit”, tha Muhaxheri.

“Po shpërndajnë para, korrupsion elektoral dhe emocional. I ndjen njerëzit të detyruar ta votojnë Kurtin. Ato para nuk janë të Kurtit, as të Hekuran Muratit – këta, me paratë tona, po blejnë vota”, shtoi ai.

Muhaxheri tutje ka shtuar se ”Muratin as sa ishte minister nuk e kam marrë seriozisht, nuk i kupton numrat”.

 


Muhaxeri: Nuk do të ketë Qeveri Kurti 3

Analisti politik, Artan Muhaxheri, në “Click” të RTV21, ka deklaruar se një Qeveri Kurti 3 është e pamundur në situatën aktuale politike.

Ai shprehu habinë për vendimin e shpejtë të Presidentes që ia dha mandatarin Kurtit për kryeministër duke e cilësuar si përkrahje të hapur ndaj Kurtit.

“Nuk do të ketë Qeveri Kurti 3, është e pamundur të ketë në situatën që jemi. Befasohem me Presidenten që një ditë pas zgjedhjeve ia dha mandatarin Kurtit për kryeministër. Kjo Presidente i ka shërbyer Kurtit për zgjedhje Kurtit”, u shpreh Muhaxheri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button