Kaloni te përmbajtja kryesore

MSh hap konkurs për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për pranimin e një drejtori ekzekutiv në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Ky konkurs vjen pas dorëheqjes së Naser Ramadanit.

Ramadani ka dhënë dorqëheqje nga kjo pozitë me 14 gusht të këtij vitit. Këtë për portalin rtv21.tv ditë më parë e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Arsyet e dorëheqjes sipas ministrisë nuk dihen.

“Dr. Naser Ramadani nuk ka paraqitur arsye për dorëheqjen e tij, megjithatë, për këtë pyetje mund të kërkoni përgjigje drejtpërdrejt nga dr. Ramadani.”, thonë nga MSh-ja.

Portali rtv21.tv i ka drejtuar pyetje Ramadanit për arsyet e dorëheqjes, por nuk ka marrë përgjigje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button