Kaloni te përmbajtja kryesore

MPJD: Kalimi në Jarinjë e Merdarë nuk është i sigurt

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me njoftim se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.

MPJD ka thënë se për momentin nuk është i sigurt as kalimi i veturave.

Disa banorë serbë kanë dalur për të penguar qarkullimin e qytetarëve që duan të hyjnë në Kosovë, në pikën kufitare në Merdarë, duke lënë shumë qytetarë në pritje.

Banorët serbë në Kurshumli pamundësojnë qarkullimin në pikën kufitare në Merdarë (VIDEO)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button