Kaloni te përmbajtja kryesore

MPJD jep detaje për aksidentin e autobusit në Kroaci: Në autobus ishin 30 udhëtarë

(Lajm i pêrditësuar)


MPJD jep detaje për aksidentin e autobusit në Kroaci: Në autobus ishtin 30 udhëtarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se në autobusin kosovar që u aksidentua në afërsi të Dubrovnikut kanë qenë rreth 30 udhëtarë.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate.”, thuhet në reagimin e MPJD-së.


Aksidentohet autobusi kosovar në Kroaci, nuk ka të lënduar

Një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Kroaci, përkatësisht afër Splitit.

Autobusi i cili u përshi në këtë aksident është i kompanisë “Deva Tours” me seli në Gjakovë.

Për portalin rtv21.tv nga kjo kompani kanë konfirmuar se nga ky aksident nuk ka të lënduar dhe se të gjithë pasagjerët janë nisur drejt destinacionit me autobusë tjetër.

”Nuk ka të lënduar të gjithë pasagjerët janë mirë. Po vazhdojnë drejt destinacionit me autobusë tjetër”, thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button