Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti sot, diell në mëngjes, stuhi me breshër në mbrëmje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas institutit, vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në zona të kufizuara parashihen stuhi me breshër. Kjo situatë meteorologjike bën që parametri i erës të jetë më i fuqishëm në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button