Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti për sot

Për sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, ndërsa menjëherë pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar.

Në orët e pasdites pritet të kemi depërtimin e fontit të ftohtë, i cili do të sjellë reshje shiu, ku në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Reshje pritet të ketë edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Era do të fryjë nga veriu, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme gjatë orëve të pasdites, me shpejtësi prej 20 deri në 70 kilometra në orë.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale do të luhaten prej 14 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 28 gradë Celsius.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button