Kaloni te përmbajtja kryesore

Mosdekretimi i Isufajt, a ka bërë shkelje kushtetuese Osmani? Flet avokati Jeton Hasani

(Lajm i përditësuar)


Muhaxhiri: Nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon Osmanin, atëherë do bëhet presidentja e tretë që do rrëzohet nga Kushtetuesja

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në “Click” në RTV21 tha se rasti për mosdekretimin e Kryeprokurorit të ri të Shteti duhet të dërgohetnë Gjykatën Kushtetuese.

”Gjykatën Kushtetuese, ku duhet edhe të shkojë dhe nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon Presidenten Osmani , atëherë Osmani do bëhet presidentja e tretë që do rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese prej vitit 2008”, tha Muhaxhiri.

 


Mosdekretimi i Isufajt, a ka bërë shkelje kushtetuese Osmani? Flet avokati Jeton Hasani

Avokati Jeton Hasani në”Click” të RTV21 foli lidhur me mosdekretimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, Blerim Isufaj nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me këtë vendim Osmani, sipas Hasanit ka bërë shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

‘Vetëvetiu patjetër që përbënë një lloj të shkeljes të Kushtetutës”, tha Hasani teksa ka shtuar se sa i përket aspektit ligjor duhet parë a është shkelje serizoe apo jo.

Tutje Hasani ka shtuar se ”Osmani para vetës nuk e ka pasur një afat strikt ligjor se kur është dashur me u vendos për këtë çështje, është fakt që është  zgjatë procedura nuk e arsyetoj”.


Hasani: Osmani i ka duart e lidhura, është problemtike që kandidatin e propozuar ta refuzojë

Avokati Jeton Hasani në”Click” të RTV21 ka thënë se presidentja e Kosovës në aspektin juridik nuk mund ta refuzojë asnjë të propozuar për Kryeprokuror të Shtetit.

”Presidentja nuk mundet që për çfarë do aryse të refuzojë, duart i ka të lidhura në kuptim të garantimit të funksionimit të atij institucioni, dhe në momentin që të krijohet një bindje përgjëthësisht është problemtike që kandidatin e propozuar ta refuzojë, nuk ekziston një e drejtë vetvetiu e Presidentës ta refuzojë të propozuarin”, tha Hasani.


Makshana: Roli i presidentës nuk është veç notere, ajo duhet të reagojë

Lavdim Makshana hulumtues në IKD sonte në ”Click” të RTV21 ka folur lidhur me mosdekretimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, Blerim Isufaj nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas tij, nuk arsyetohet vonesa e dekretimit nga ana e Osmanit, por që ajo e ka obligim ta sigurojë që procei i zgjedhjes së kryeprokurorit të reflektoj parimet më të larta kushtetuese.

”Presidentja e ka si obligim të sigurojë që procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit të reflektojë parimet më të larta kushtetuese”, tha ndër tjera Makshana.

”Nuk është roli i saj veç notere, por në rastin kur cenohet funksioni kushtetues i institucoenve ajo duhet të reagoj, në rastin kontkret sy mbyllur ta dekretoj zotin Isufaj dhe ti lere me një anë të gjitha

Sot gjatë ditës, Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se nuk sheh arsye që vendimi për mosdekretimin e kryeprokurorit të shkojë në Kushtetuese, pasi ka shtuar se janë numëruar shkeljet që janë bërë në procedurën e përzgjedhjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button