Kaloni te përmbajtja kryesore

“Mos urinoni nga klubi ku doni të hyni”, Haradinaj: Këmbanat për ata që kanë vesh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier i cili sot gjatë ditës ka thënë tij “mos urinoni nga klubi ku doni të hyni”.

Haradinaj ka thënë se kjo është shprehje e pazakontë , pasi që sipas tij ai ka gjithmonë fjalë të përzgjedhura dhe ka një dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj.

“Shprehja e tij “mos urinoni nga klubi ku doni të hyni” është shprehje shumë e pazakontë e tij. Kjo shprehje e pazakontë është shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova. Njerëzve që e duan Kosovën si Hovenier kjo ju dhemb. Kosova është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë vesh!”, ka shkruar Haradinaj sot në Facebook.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja nuk e ka fuqinë absolute siç mund të supozojnë disa, e që do ta bënte Kosovën menjëherë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Gjyshi im e përdorte një thënie dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”, ka deklaruar  Hovenier./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button