“Mos bëni hajgare, gjynah prej popullit”, Canaj dhe Demaj me deklarata të forta në Click

“Gjynah prej qytetarëve”, Canaj thotë se Kurti do ta çojë vendin edhe dy herë në zgjedhje
Debati për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike mes partive ka sjellë përplasje mes analistit Blerim Canaj dhe Emanuel Demajt.
Canaj ka kritikuar mënyrën e komunikimit mes subjekteve politike, duke pretenduar se brenda skenës politike ka pasur mesazhe dhe kalkulime për bashkëpunime të mundshme.
“Edhe pse Dejona Mihali i çon porosi Donika Gërvallës që të dalë e të thotë se ne nuk bëjmë marrëveshje me PDK-në në asnjë moment, ju lutem mos bëni hajgare kështu, Emanuel, se është gjynah prej qytetarëve. Albin Kurti do të na çojë në zgjedhje në tetor dhe pastaj në dhjetor”, tha Canaj.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Emanuel Demaj, i cili ka thënë se përgjegjësia për mungesën e marrëveshjeve nuk mund t’i atribuohet vetëm Kurtit.
“Ai po të thërret, hajde zotëri, ti nuk po guxon të shkosh. A ka faj Kurti që LDK-ja nuk po i bën votat? A ka faj Kurti që Sami Lushtaku nuk po e lë Hamzën të shkojë të bëjë marrëveshje?”, tha Demaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?