Kaloni te përmbajtja kryesore

Momenti kur detari dhe qeni u shpëtuan pas dy muajsh në det

Detari australian Tim Shaddock dhe qeni i tij Bella janë kthyer në tokë të thatë pasi humbën në det për dy muaj.

Banori i Sidneit, z. Shaddock, 51 vjeç, dhe qeni i tij u larguan nga Meksika për në Polinezinë Franceze në prill, por varka e tyre u dëmtua nga një stuhi disa javë më vonë.

Dyshja mbijetoi duke ngrënë ton të papërpunuar dhe duke pirë ujë shiu. Ata u shpëtuan nga një peshkarekë këtë javë pasi një helikopter i vuri re./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button