Kaloni te përmbajtja kryesore

Moment prekës, pilotët bullgarë ngushëllojnë familjarët e viktimave të aksidentit!

 
Katër pilotët e aeroplanëve që sollën kufomat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, pasi u nxorën arkivolet, u afruan deri te familjarët e viktimave.
Të mërzitur, u shprehën ngushëllim të gjithëve për humbjen e më të afërmve të tyre, transmeton TV21.
Pilotët udhëhoqën dy aeroplanët që i sollën kufomat e 45 viktimave nga Sofja në Bullgari.
Kufomat tashmë janë dorëzuar te familjarët dhe po u jepet lamtumira e fundit.
Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, me dy aeroplanë kanë arritur kufomat e 45 viktimave./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button