Molliqaj: Qytetari nuk është vetëm konsumator, Qeveria nuk guxon të jetë veç spektatore
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e çmimeve në Kosovë.
Sipas tij, më të prekurit nga kjo do të jenë shtresat të cilat kanë të ardhura të ulëta.
Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të punonte në dy drejtime. Njëri drejtim duhet të merret me gjendjen akute, tjetri me atë afatgjate. Rritja e prodhimtarisë vendore, përveç që është e pamjaftueshme, ajo do kohë dhe kërkon vizion.
Kreu i PSD-së ka theksuar se qytetari nuk është vetëm konsumator, ndërsa Qeveria nuk guxon të jetë veç spektatore. Andaj siç është shprehur ai, ndërhyrjet janë të domosdoshme dhe urgjente./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?