Moldavia premton mbështetje për refugjatët, ndërsa nxit anëtarësimin në BE
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita tha se vendi i saj është përkushtuar fuqishëm ndaj integrimit evropian dhe theksoi dëshirën e saj që vendi të marrë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gavrilita i bëri komentet në një konferencë shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken në kryeqytetin moldav, Kishinau. Blinken po udhëton në vend për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë gjatë krizës së refugjatëve që rrjedh nga pushtimi rus në Ukrainë.
Sipas Gavrilita, më shumë se 230,000 njerëz kanë kaluar kufirin moldav nga Ukraina, me 120,000 që qëndrojnë në vend.
”Për një vend të vogël si Moldavia proporcionalisht ky është një numër shumë i madh. Dhe menaxhimi i një fluksi të tillë sepse ishte i mundur vetëm për shkak të solidaritetit të jashtëzakonshëm të treguar nga çdo person, çdo kompani, çdo organizatë joqeveritare. Të gjithë janë mbledhur për të pritur për të siguruar strehim për të siguruar ushqim për të ofruar ndihmë për ata që po ikin nga lufta”, tha ajo.
Gavrilita shtoi gjithashtu se vendi po vazhdonte ndjekjen e tij për anëtarësim në BE, duke thënë “ne kemi dorëzuar kërkesën tonë më 3 mars”.
”Dhe ndërsa nisim këtë udhëtim, ne e dimë se mund të mbështetemi në miqësinë në mbështetjen e fortë me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë tutje ajo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?