Mjeku kosovar që punon në Zvicër: Mjekësia këtu nuk është më e mirë se në Kosovë

”Si çdo student tjetër, çdo mjek kur u mbyll universiteti ne s’kemi mujt me marrë parasysh se çka ka mujt me ndodh në Kosovë, kemi ardhë për përkohësisht dhe kemi mbet për kohë të gjatë”, kështu ka rrëfyer për RTV21 mjeku kosovar, Avni Ramdani që tashmë punon në Zvicër.
Ai tha se mjekët në Kosovë janë më të mirë, por u mungon ligji që rregullon tretmanin e tyre, teksa shtoi se mjekësia në Zvicër nuk është më e mirë se në Kosovë.
”Mjeksia këtu vepron shumë lehtë, mjektë në Kosovë janë shumë të mirë, kam respekt shumë të madh ata punojnë në kushte shumë shumë të vështira, në Kosovë është problem se ligji nuk funksionin me ekzistu ligji në Kosovë asnjë pacientë nuk ka nevojë me shku në Shkup, Beograd, mjekësia këtu nuk është më e mirë se në Kosovë, por këtu funksionin ligji”, tha Ramadani.
Ramadani ka komentuar edhe ikjen e stafit mjekësor nga Kosova drejt vendeve të Evropës, për çka tha se fajtori i vetëm është politika.
”Sa i përket mjekëve dhe infermirëve Kosova do mbetet aty ku ka qenë para 100-200 vjete, dhe aty do mbetet në 100 vitet e ardhshme nuk është puna te mjekët e infermierët, por te politika”, tha ai.
Ramadani ndër tjera ka shtuar se ”këtu punohet natë e ditë për me të mbet diçka në xhep me punu na sa punojmë këtu, në Kosovë asnjë s’ka nevojë me ikë”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?