Kaloni te përmbajtja kryesore

Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për kujdes

Policia e Shtetit ka apeluar për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në Rrugën e Kombit, konkretisht në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, për shkak të prezencës së mjegullës dhe shikueshmërisë së reduktuar.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.

“Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

“Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129”, ka shkruar Policia e Shtetit në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button