Ministria e Mbrojtjes tregon datat kur do të realizohen ekzaminimet mjekësore për kandidatët që kanë aplikuar për ushtarë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se orari i ekzaminimeve mjekësore për kandidatët që kanë aplikuar për ushtarë aktiv do të realizohet ndërmjet daave 17-28 mars në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv 2024/2025 për orarin e ekzaminimeve mjekësore (pjesa e dytë) për kandidatët që do të realizohet ndërmjet datave 17-28 mars 2025 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.”
Në këtë link mund të gjeni datën varësisht kodit të aplikimit.
Kandidatët duhet të kenë me vete kodin e aplikimit dhe letërnjoftimin ose ndonjë dokument tjetër të identifikimit.
Po ashtu Ministria njofton se kandidatët nuk duhet të konsumojnë ushqim dhe pijë para ekzaminimit mjekësor.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?