Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministria e Kulturës me telegram ngushëllimi për Shpat Kasapin: Ikja e tij e papritur ka prekur zemrat e të gjithëve

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka reguar për vdekjen e këngëtarit, Shpat Kasapit. 

Përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllime për familjen dhe shoqërinë.

Telegrami i plotë:

“E nderuar familja Kasapi,Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Ikja e tij e papritur ka prekur zemrat e të gjithëve.

Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit.

Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë.

Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij.

Me respekt, Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button