Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot nga ora 13:30, me nderime ushtarake, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij.

Siç ka informuar Ministria, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar.

Më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button