Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministri i Jashtëm turk arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, ka arritur sot në Kosovë.
Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ministri turk është pritur nga Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Në një postim në Twitter, Çavuşoğlu ka thënë se kjo është ndalesa e fundit e vizitës së tyre në Ballkan.
“Jemi në Kosovën miqësore dhe vëllazërore, ndalesa e fundit e vizitës sonë në Ballkan”, ka shkruar në Twitter Çavuşoğlu.


Ministrja Gërvalla dhe ministri Çavuşoğlu do të zhvillojnë një takim të dielën paradite.
Takimi fillon në ora 09:00, ndërsa konferenca për media është paralajmëruar për në ora 10:00./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button