Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministri francez viziton Kosovën, Konjufca e pret në takim zyrtar

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër orën 09:00 në takim ministrin e Deleguar për Europën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.

Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Më pas, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button