Kaloni te përmbajtja kryesore

Mijëra banorë pa energji elektrike në Prishtinë, KEDS jep detaje

Banorët në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë për më shumë se dy orë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishje në rrjet.

Ata pritet të mbesin pa energji elektrike edhe dy orë të tjera.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi i ka thënë KosovaPress-it se prishjet kanë ndodhur për shkak se janë djegur “kthinat”. Sipas tij, ekipet e KEDS-it kanë intervenuar për ta sanuar defektin por rregullimi merr pak kohë.

“Për dy orë besojmë që do të rregullohet ky defekt dhe do të rikthehet rryma”, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button