Kaloni te përmbajtja kryesore

Miftaraj: LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike.

Sipas Miftarajt, Lëvizja Vetëvendosje, përmes veprimeve të fundit në Kuvend, konkretisht përmes Avni Deharit – ka anashkaluar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, duke minuar funksionimin kushtetues të institucioneve.

”Lëvizja Vetëvendosje është e specializuar në anarki. Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike. Sot LVV, përmes Avni Deharit, shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë. LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës. Kosova – shtet i kapur nga egoja e sëmurë dhe interesat e Albin Kurtit dhe klientelës së tij. 39 dështime të Albulena Haxhiut dhe LVV-së janë vetëm numra për të mbrojtur interesat personale dhe partiake”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button