Menaxhmenti i Shpatit njofton se së shpejti do dalin me detaje të procedurave të varrimit

Pas ndarjes së papritur nga jeta të këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, ka reaguar edhe ekipi i tij menaxherial.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të këngëtarit në Instagram, menaxhmenti ka shprehur dhimbjen e madhe dhe ka njoftuar publikun se do të japë detaje rreth ceremonisë së varrimit shumë shpejt.
“Të nderuar miq, familjarë, media dhe publik i dashur i Shpatit, Humbja e Shpatit është një goditje e rëndë dhe një dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ju njoftojmë se së shpejti do t’ju informojmë me detaje të plota rreth procedurave të varrimit. Me respekt, Menaxhmenti i Shpatit.”
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?