Kaloni te përmbajtja kryesore

Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Has të Prizrenit, vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të shtabeve të PDK-së në këtë zonë dhe anembanë Kosovës.

“Jam i frymëzuar nga organizimi dhe përkushtimi i çdo shtabi të PDK-së anembanë Kosovës. Energjia, bashkimi dhe angazhimi juaj janë garanci për një të ardhme më të mirë!” – tha kryetari Krasniqi.

Takimi u karakterizua nga një frymë e jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe uniteti, duke konfirmuar angazhimin e PDK-së për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve të Kosovës.Kryetari Krasniqi u shpreh mirënjohës për punën dhe përkushtimin e secilit aktivist dhe anëtar të PDK-së, duke theksuar se çdo hap drejt zgjedhjeve të ardhshme është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button