Meloni i kërkoi Vuçiqit në Beograd njohjen e Kosovës

Vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni te presidenti Aleksandar Vuçiq, dje në Serbi, nuk ishte vetëm një vizitë kortezie.
Italia është investitori i tretë më i madh në Beograd me një bilanc tregtar që ka arritur në 2 miliardë euro në gjashtë muajt e fundit, Kështu ka shkruar e përditshmja italiane “La Repubblica”.
Kryeministrja italiane pas më shumë se një ore bisedë me Vuçiqin, përsëriti mbështetjen e Italisë për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por në këmbim kërkoi njohjen e Kosovës, edhe në zonën ku është i pranishëm minoriteti serb.
“Në të njëjtën kohë, Vuçiq kërkoi të përshpejtohet procesi i hyrjes së Serbisë në Evropë, në dritën e nacionalizmit të ekstremit të djathtë që edhe ai, një nacionalist në çdo rast, e ka gjithnjë e më të vështirë për ta kontrolluar: vrasja e një polici ishte e mjaftueshme. pikërisht në Kosovë, për të ngritur tensionin me përleshje në kufi ku ishte përfshirë edhe kontingjenti paqeruajtës italian”, shkruan La Repubblica.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?