Me tekonlogji të avancuar Policia në Prishtinë për tri ditë kap 30 vetura të pargjistruara

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të aktivitete të planifikuara për qëllim të sigurisë rrugore , me veturën ,,Inteligjente,, kanë filluar planin për identifikimin e veturave të pa regjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë si dhe veturat tjera që shkelin rregullat në trafik
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes.
“Vetëm për tri ditë të veprimit, janë identifikuar mbi 30 vetura të paregjistruara.
Ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit.”, përfundon njoftimi i policisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?