Kaloni te përmbajtja kryesore

Me kallash në mes të rrugës plaçkitën para e armë

 
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në fshatin “Parallovë”  në Gjilan. Katër persona të panjohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njëra armë është gjetur 20 metra larg vendit të ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button