Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbytet në liqen një fëmijë 4-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 13:40 në afërsi të Konispolit, ku një fëmijë 4-vjeçar është mbytur në liqen aksidentalisht.

Ngjarja sipas dëshmive ka ndodhur në vendin e njohur si liqeni i Mursisë, aty ku fëmija që banonte në fshatin Shëndelli po qëndronte së bashku me familjarët.

Ende nuk dihen dinamikat e qarta që kanë çuar në ngjarjen e rëndë, por grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button