U gjetën mbetje mortore të një burri në Malishevë i zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Policia e Kosovës njoftoi se janë gjetur mbetjet mortore të një personi i cili ishte raportuar i zhdukur në tetor të vitit të kaluar në Malishevë.
“Më datë 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë, Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore të cilat u dyshua që janë të personit H.S (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data 5 tetor 2025, rast ky për të cilin Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Mbetjet mortore të viktimës, sipas Policisë, u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për analizat përkatëse.
“Sot jemi njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimin me prokurorin e shteti mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?